Ambasadori gjerman takon Metën:Shqipëria të projektojë një imazh të ri në botë
"Ka ardhur koha që Shqipëria të projektojë një imazh të ri në botë dhe Gjermania do të ndjekë me interes progresin e vendit në drejtim të forcimit të sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformës në fushën e drejtësisë dhe përmirësimit të klimës ekonomike e sociale". Kështu është shprehur ambasadori i Gjermanisë në Tiranë Hellmut Hoffman gjatë një takimi me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta.Gjithashtu Ambasadori Hoffman siguroi kryeparlamentarin Meta për forcimin e rolit mbështetës të Gjermanisë në rrugëtimin evropian të Shqipërisë por edhe përmes asistencës që Gjermania jep për mbarëvajtjen e punës së Kuvendit.Ndërsa, kreu i Kuvendit u shpreh se marrëdhëniet e Shqipërisë me Gjermaninë kanë një rëndësi të veçantë, jo vetëm në kuadër të procesit të integrimit evropian të vendit, por edhe në planin dypalësh.Meta shprehu gatishmërinë për thellimin dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Parlamenteve të të dy vendeve.Në përfundim, Kryetari i Kuvendit theksoi gjithashtu se Qeveria e re ka shumë energji të reja dhe se Kuvendi do të kontribuojë pozitivisht në drejtim të rritjes së klimës bashkëpunuese mes mazhorancës dhe opozitës, me qëllim forcimin e stabilitetit, mënjanimin e konfrontimeve të panevojshme, dhe me fokus drejt zhvillimit institucional, social dhe ekonomik të Shqipërisë, në rrugën e integrimit evropian.Meta takim Përfaqësuesen e OSBE-së për Lirinë e Medias