Nga estet në pushtetar
Që prej fillimit të kësaj jave Shqipëria do të drejtohet nga një qeveri socialiste. Në krye të saj është Edi Rama, PartiaSocialiste e të cilit arriti në zgjedhjet e qershorit një fitore të jashtëzakonishe kundër demokratëve të ish-kryeministrit Sali Berisha. Rotacioni i pushtetit dhe ndërtimi i qeverisë së re, e cila u votëbesua të shtunën nga Parlamenti, ishin në mënyrë të pazakontë paqësore për vendin. Që në momentin që Berisha pranoi humbjen, gjë që ia kurseu vendit grindjet epike për ligjshmërinë e zgjedhjeve, demokracia e brishtë shqiptare bëri një hap të madh përpara.49-vjeçari është 20 vjet më i ri se armiku i tij kryesor prej disa vitesh, Sali Berisha, dhe i përket një brezi të ri politikanësh. Ish-lojtari i basketbollit, që ia doli të ngjitet deri në kombëtaren shqiptare, dallohet me shtatin e tij të lartë nga masa e politikanëve shqiptarë. Edhe e shkuara e tij si piktor nuk është tipike. Rama u angazhua në protestat e studentëve kundër nomenklaturës, e cila pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha mori të gjithë pushtetin në dorë, por i zhgënjyer nga politika ai iu kthye artit, fillimisht si lektor (në universitet), pastaj si piktor në Paris.Politikën, Rama e përshkruan me fjalë të tjera si “stadi më i lartë i artit konceptual”. Joshja prej pushtetit e bëri Ramën të kthehej në vitin 1998 në vendlindje, duke iu përgjigjur thirrjes së Fatos Nanos për t’u bërë ministër i Kulturës. Por fuqi politike, bohemi fitoi pas zgjedhjes si kryetar bashkie i Tiranës fillimisht në vitin 2000, një detyrë që e mbajti deri në vitin 2011.Ai u ngrit kundër anarkisë në urbanistikë dhe pa pasur frikë shembi në tokë kioskat e ndërtuara ilegalisht. Më tej socialisti leu me ngjyra lagje të tëra të qytetit, duke u dhënë atyre një pamje më të gëzueshme.Të huajt e lavdëruan shumë kryebashkiakun për rigjallërimin e Tiranës. Por suksesi i tij si një kryebashkiak reformator shkon përkundër asaj që ai bëri me t’u zgjedhur në krye të opozitës. Pas humbjes së zgjedhjeve kundër Berishës më 2009, estetika orgjinale, që nuk e lë sekret tërheqjen e tij ndaj kollareve, pësoi mutacion duke nxjerrë në pah një pushtetar deri diku arrogant që e vuri partinë e tij në rresht. Rama nuk e pranoi humbjen, organizoi protesta në rrugë dhe bojkotoi Parlamentin. Për rezultat pati një stanjacion politik dhe vendi i varfër i Ballkanit bëri disa hapa pas.Tani Rama ka mbërritur aty ku donte. Por në rrugën drejt kreut të qeverisë, Rama është larguar nga idealet e larta. Këtë e tregon edhe koalicioni me Lëvizjen Socialiste për Integrim, LSI, e cila drejtohet nga ish-kryeministri Ilir Meta. Ilir Meta konsiderohet si një nga politikanët më të korruptuar të Shqipërisë dhe mishëron pothuajse në formën më të pastër një sistem politik që është i bazuar kryesisht tek nepotizmi dhe klientelizimi e favorizimi i miqve. Prandaj tingëllojnë boshe premtimet e Ramës, që me një dorë mrekullie në vend do të krijohen 300.000 vende pune, dhe do të luftohet me efektivitet korrupsioni në vend.Burimi : mapo.al