LZHK drejt shkrirjes me PD-në, Shehi:Me kreun e ri drejt mazhorancës
Ristrukturimi i strukturave të Partisë Demokratike pritet të sjellë edhe shkrirje të partive të opozitës së djathtë me këtë forcë politike.Sinjali për këtë shkrirje drejt PD-së vjen nga kreu i LZHK-së Dashamir Shehi i cili thotë se është i gatshëm që partia e tij dhe strukturat të bëhen një me Partinë Demokratike e kjo do të varet nga negociatat gjatë ditëve në vijim.Shehi vlerëson se me kryetarin e ri të PD-së duhet nisur një fillim i ri për çuarjen e opozitës së djathtë drejt mazhorancës."Duhen bërë ndryshime kushtetuese -thotë kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ndërsa i referohet jo vetëm pavarësisë së institucioneve dhe situatës së krijuar në parlament ku pjesa më e madhe e deputetëve janë preferancat e kryetarit të partisë por edhe për vendime të tilla siç ishte ai i qeverisë për heqjen e fotos së presidentit nga institucionet.Ndërsa flet për ofertën e kryeministrit Rama për të bashkëpunuar për çështjen e pronave, Shehi thotë se nuk ishte një mesazh që i drejtohej posaçërisht atij por opozitës në tërësi.Shehi thotë se opozita do të jetë e gatshme të bashkëpunojë në çdo kohë për sa i përkret procesit integrues të Shqipërisë, pasi shumë vite ky proces është zvarritur më së shumti nga politika.