Gjykata shpall të pafajshëm Neritan Tabakun
Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm Neritan Tabakun,gjyqatari i cili akuzohej për shpërdorim të detyrës dhe pengim të drejtësisë.Prokuroria e kryeqytetit e akuzonte Tabakun për mos zbardhje të vendimit për Ilir Xhakjen,i cili akuzohej nga prokuroria e Durrësit për vrasjen e Qerim Malokut në vitin 1998.Në këtë Mënyrë gjyqtari ka penguar punën e akuzës për të apeluar çështjen, ndërsa u desh vrasja e komisar Adem Tahirajt që vendimi të zbardhej tre ditë pas vrasjes së tij.Në vendimin e tij gjyqtari Bujar Krasniqi argumentoi se në hetimin e organit të akuzës nuk vërtetohet se i pandehuri ka kryer vepër penale dhe për tepër moszbardhja e vendimit nuk është vepër penale por shkelje administrative.Prokuroria e kryeqytetit kishte kërkuar 3 vjet burg dhe ti hiqej e drejta për 5 vjet e ushtrimit të funksioneve publike, për 43 vjeçarin Tabaku. Në pretencën e prokurorisë thuhej se ky gjyqtari dëmtoi interesat e drejtësisë nga moszbardhja e vendimit.