Policia e shtetit aksion për ndërtimet pa leje, 9 persona nën hetim

Policia e Shtetit ka nisur që prej ditës së djeshme një operacion të gjerë për identifikimin e ndërtimeve pa leje, pezullimin e punimeve në to si dhe nisjen e procedurave për ndjekjen penale të kompanive ndërtuese, që kanë shkelur ligjin duke ndërtuar pa leje.Gjithashtu policia ka marrë masa edhe ndaj zyrtarëve, që kanë pasur përgjegjësi direkte në lejimin e këtyre ndërtimeve.Sipas policisë kanë nisur procedimet penale për 9 persona të cilët kanë ndërtuar objekte pa leje.Ja personat nën hetim1.Më datë 17.09.2013, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Pëllumb Murat Shpata, i datëlindjes 03.04.1963, banues në Tiranë, me arsim 12 klasë, sepse në Rrugën "Budi" ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i K.P.2.Më datë 17.09.2013, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Kol Preng Gjokmarkaj, i datëlindjes 03.04.1963, banues në Tiranë, me arsim 16 klasë, sepse në "Rrugën e Elbasanit", përballë Fakultetit Ekonomik, ka ndërtuar një objekt 6 katësh pa lejë. Neni 199/a i K.P.3.Më datë 17.09.2013, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Pavlin Frrok Kalusha, i datëlindjes 15.03.1979, banues në Tiranë, me arsim 16 klasë, sepse në "Rrugën e Elbasanit" përballë Fakultetit Ekonomik Tiranë, ka ndërtuar një objekt 6 katësh pa leje. Neni 199/a i K.P.4.Më datë 17.09.2013, filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit Edmonda Kadri Zaimi, Elton Mehmet Xhaferri e Klodian Xhemal Lita, të datëlindjes 26.01.1970, 31.05.1970 e 10.03.1982, banues në Tiranë, me arsim 16 klasë, sepse në Rrugën e Kavajës, në Qendrën e Shërbimit dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit, të marrë me qira po bëjnë ndërtime pa leje. Neni 199/a i K.P.5.Më datë 17. 09. 2013, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit Fatmir Hekuran Sinani, i datëlindjes 08.10.1951, banues në Tiranë, me arsim 16 klasë, pronar i firmës së ndërtimit "Sinani" Shpk, sepse në "Rrugën e Kavajës", po ndërton një shtesë kati në pallatin në ndërtim, pa lejë. Neni 199/a i K.P.6.Më datë 17.09.2013, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Vasil Anea Çelari, i datëlindjes 03.02.1958, banues në Tiranë, me arsim 12 klasë, sepse në rrugën "Riza Çuka", i ka pushtuar 400 m², tokë shtetasit Adem Nikolin Zeku, i datëlindjes 20.10.1924, banues në Tiranë. Neni 200 i K.P.7.Më datë 17.09.2013, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Ermando Nikoll Jakaj, i datëlindjes 21.01.1983, banues në fshatin Zejmen, ish-sekretar i Këshillit të Komunës Zejmen, sepse duke shpërdoruar detyrën, nuk ka paraqitur për shqyrtim në Këshillin e Komunës, dokumentet për t'u pajisur me tokë shtetasi Gjergj Gegë Simoni, i datëlindjes 24.05.1968, banues në Zejmen. Neni 248 i K.P.8.Më datë 17.09.2013, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin me inicialet M.R, i datëlindjes 20.08.1957, banues ne Fier, me detyrë kryeinspektor INUV Bashkia Fier, sepse duke shpërdoruar detyrën, ka lejuar të ndërtohet një objekt pa leje në lagjen "29 Nëntori". Nenet 248 e 199 të K.P.9. Lidhur me një ndërtim pa leje në fshatin Piqeras nga shtetasi Themistokli Prifti, më datë 17.09.2013, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale të "Shpërdorimi i detyrës", për punonjësit e administratës Komunës Lukovë, bazuar në Neninn 248 i K.P.