Berisha: Rama dhe integrimi nuk pajtohen. Brukseli kushte dhe mosbesim
E ndërsa Kryeministri Edi Rama përmbyll sot vizitën e tij dyditore në Bruksel, e gjithë axhenda e tij nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së paraardhësit të tij, Sali Berisha. Duke komentuar vizitën e Ramës, ish-kryeministri Berisha thekson në rrjetin social facebook se deklararat e përfaqësueseve të lartë të BE, me të cilët Rama zhvilloi takime,transmetuan qartazi mosbesim ndaj kreut të mazhorancës së majtë. Sipas Berishës këtë mosbesim ata e dëshmuan përmes kushteve të përcaktuara për qeverinë e re, si qëndrimi ndaj opozitës, te drejtave te njeriut, administrates publike, parlamentit, luftes kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.“Te dashur miq, nga Brukseli kushte dhe mosbesim per Edvinin, mjerisht dhe per integrimin.... Keshtu pas kercenimeve dhe revanshit te Rames ndaj Presidentit, opozites, institucioneve kushtetuese, administrates, Parlamentit, vendimit te tij antikushtetues per te hequr foton e Presidentit te Republikes nga zyrat e shtetit, Presidenti Van Rompuy dhe Presidenti Barroso u shprehen se percaktuese per marrjen e statusit te vendit kandidat per Shqiperine do jene qendrimet e qeverise ndaj: 1- Ne Bruksel, kushte dhe mosbesim ndaj Rames! Te dashur miq, nga Brukseli kushte dhe mosbesim per Edvinin, mjerisht dhe per integrimin.... Keshtu pas kercenimeve dhe revanshit te Rames ndaj Presidentit, opozites, institucioneve kushtetuese, administrates, Parlamentit, vendimit te tij antikushtetues per te hequr foton e Presidentit te Republikes nga zyrat e shtetit, Presidenti Van Rompuy dhe Presidenti Barroso u shprehen se percaktuese per marrjen e statusit te vendit kandidat per Shqiperine do jene qendrimet e qeverise ndaj: 1- opozites, 2- te drejtave te njeriut, 3- administrates publike, 4- parlamentit, 5- luftes kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar dhe se "javet e ardhshme do te jene kritike, vendet anetare po vezhgojne me kujdes"” deklaron Berisha.Referuar punimeve në komisionin e jashtëm, Berisha ndërca citon pyetjen e Jelko Kacin ndaj Kryeministrit Rama se si do ta luftoje ai korrupsionin ne Partine Socialiste, shprehet se kjo do të thotë se PS është parti e korruptuar.“Ndersa Kryetari i Parlamentit Schultz tha se statusi mund te merret para zgjedhjeve europiane, dmth nga pranvera. Kurse ne Komisionin e Jashtem Jelko Kacin pyeti z.Rama se si do ta luftoje ai korrupsionin ne Partine Socialiste. Me fjale te tjera PS parti e korruptuar” nënvizon Berisha.Udheheqja e Brukselit ka ndjenja miqesore per Shqiperine, thekson në mbyllje të komentit të tij Berisha, por sipas tij Brukseli e di se Rama eshte politikani i vetem ne Europe qe 8 vite me rradhe beri gjithçka per te penguar integrimin e vendit te tij ne BE.“Rama dhe integrimi nuk pajtohen!” përfundon Berisha.