Nishani:Jo transferim të gjyqtarëve pa vlerësim profesional. Më 4 Nëntor nis puna në Gjykatën Administrative
Nuk do të ketë asnjë transferim të gjytarëve pa bërë më parë vlerësimin profesional të tyre. Kështu është shprehur në fjalën e tij, Presidenti i Republikës Bujar Nishani në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ku ishtë i pranishëm edhe ministri i ri i drejtësisë Nasip Naço."KLD ka vendosur se nuk do të ketë transferim gjyqtarësh pa bërë më parë vlerësimin profesional të tyre. KLD me vullnetin e hekurt për të promovuar gjyqtarët më të mirë në pak se një vit kohe zgjidhi ngërçin e vlerësimit të gjytarëve të trashëguar gjatë viteve. Çdo tranferim është bërë duke u vlerësuar profesionalisht shumë mirë. KLD ka vetëm një pakt atë të respektimit të ligjit dhe duke mos bërë kompromis me askënd dhe nën kurrizin e askujt" u shpreh Nishani.Gjithashtu, kryetari i KLD-së vlerësoi edhe punën e bërë nga ky institucion sezonin e kaluar duke theksuar se një prej prioriteteve të tij do të jetë mbrojtja e gjytarëve nga ndërhyrjet dhe presionet."KLD në rolin e tij si instrument kryesor për organizimin, kontrollin dhe garantimin e gjykatave të shkallës së parë ka rritur prekshëm performancën e vet. I përkushtuar në përmbushjen e detyrave funksionale KLD bën transparencë të plotë në bashkëpunim edhe me ekspetizën ndërkombëtare duke vepruar si një organ i pavarur dhe profesional ka arritur të adoptojë praktikat më të mira që në mënyrë të drejtëpërdrejtë rrisin respektin e gjyqtarëve dhe besimin ndaj publikut. KLD gjatë kësaj periudhe ka qenë monitorues i kudjesshëm dhe penalizues i ashpër në rastet kur është vërejtuar veprimtari korruptive. Ka marrë 12 raste të procedimeve displimore dhe 2 shkarkime gjyqtarësh. KLD-ja do të bëjë gjithçka që gjyqtarët të rrisin besimin e publikut përmes vendimarrjeve të tyre transparente dhe profesionale” ka shtuar Nishani.Nishani: Të shkrihet inspektoriati i MD-së për kontrollin e gjyqtarëveGjithashtu Presidenti Nishani kërkoi shkrirjen e Drejtorisë së Përgjithshme e Çështjeve të Drejtësisë e cila merret me inspektimin e gjyqtarëve në favor të ministrisë së Drejtësisë.“Për shmangie të mbivendosjes së kompetencave të kontrolleve ka ardhur koha që Inspektoriati i Ministrisë është strukturë që duhet shkrirë, një masë e tillë do të respektonte edhe më tepër parimin e pavarësisë së gjyqësorit nga ekzekutivit" tha Nishani.Ndërkohë, KLD-ja vendosur që 4 Nëntori të jetë data e fillimit të punës së Gjykatës Administratibe ndërsa deri në fund të shtatorit të rihapet aplikimi për vendet vakante në Gjykatën e Lartë.