“Ngërçi” i Bujar Kapexhiut, promovohet libri i dytë i mjeshtrit të karikaturave
Profesor Bujar Kapexhiu, promovoi librin e tij me te ri me titull “Ngerç”, i dyti ne serine e librave te tij me karikatura. Ne vitin 2011 ai erdhi me “Per nje karrige”, ndersa tani vjen me botimin e dyte te mbushur me karikatura politike.Te pranishem ne promovimin e organizuar ne ambientet e Universitetit Europian te Tiranes, ishin personalitete te botes se artit dhe akademike te shumte. Ajo çka te ben me teper pershtypje eshte kohezgjatja e Kapexhiut ne qender te vemendjes te botes akademiko-kulturore, siç thote dhe vete Henri Çili, i cili ka bere te mundur shtypjen e ketij libri.Profesor Kapexhiu shprehet se pas botimit te librit “Ngerç”, pret te botoje edhe nje liber te trete me karikatura politike vitin e arrdhshem, duke shpresuar qe do te sjelle humor jo vetem tek audienca, por edhe te vete politikanet.Promovimi u mbyll dhe Kapexhiu nisi tu shkruante te gjitheve nga nje dedikim special dhe autograf, duke i dedikuar te gjithe admiruesve te punes se tij shumevjeçare kohen e duhur.