Zgjedhjet për kryebashkiakun e Korçës, FRD prezanton kandidaturën

Brikena Zeneli do të jetë kandidatja e partisë “Fryma e Re Demokratike” për postin e kryetarit të bashkisë së Korçës, pas dorëheqjes së Niko Peleshit.Prezantimi i kandidaturës së saj është bërë nga sekretari i përgjithshëm i FRD-së Gazmend Oketa i cili theksoi se FRD-ja do të vijojë të jetë besnike e parimeve të saj.“Kryesia e FRD-së pranoi propozimin e degës së FRD-së në Korçë për të pranuar zonjën Brikena Zeneli si kandidate për zgjedhjet e pjesshme vendore që zhvillohen për kryetarin e bashkisë së Korçës” tha Oketa.Oketa theksoi më tej se FRD-ja nuk ka zhvilluar negociata me asnjë forcë politike për të bashkëpunuar për zgjedhjet e pjesshme në Korçë.Ndërkohë Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë përzgjedhur kandidatët e tyre për betejën elektorale që pritet të mbahet në tetor në bashkinë e Korçës.PS-ja ka përcaktuar, nënkryetarin e Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, si kandidatin e saj për këtë garë, ndërsa PD-ja ka vendosur të kandidojë në qytetin më të madh të Juglindjes, rektorin e Universitetit të Korçës, Gjergji Mero.Niko Peleshi dha dorëheqjen si kryetar I bashkisë së Korçës pasi u zgjodh si Zv.kryeministër në qeverinë “Rama”.