PD:Rama po dëmton themelet e fqinjësisë së mirë
Partia Demokratike ka akuzuar sot kryeministrin Rama se po dëmton themelet e politikës së fqinjësisë së mirë që ka ndjekur deri më tani Shqipëria.Në një deklaratë për mediat, ish-ministri i jashtëm Aldo Bumçi e cilësoi si të paprecedentë deklarataën e Ramës në konferencën me presidentin e Maqedonisë Georgi Ivanov që sipas tij barazojnë pakicën maqedonase me shqiptarët që jetojnë në Maqedoni."Zoti Rrama po dëmton themelet e fqinjësisë së mirë që kemi pasur deri tani. Rama nuk përmendi marrëveshjen e Ohrit që i dha fund konfliktit në Maqedoni. Është dokumenti bazë për marrëdhëniet ndëretnike. Marrëveshja e Ohrit është e përfshirë në cdo raport të BE-së dhe ka qenë kryefjalë e cdo diplomati. Ai vuri shenjën e barazimit mes pakicës maqedonase në Shqipëri dhe shqiptarëve të Maqedonisë që bëjnë 25 % të popullsisë. Rama tha se nuk kemi të drejtë të kërkojmë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni kur nuk respektojmë të drejtat e pakicave maqedonase këtu. Shoqëria në cdo raport vlerësohet me notat më të larta për të drejtat e pakicave. Një krahasim i tillë është i keq pasi cënon marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë” u shpreh Bumçi.