Tregëtarët e ish-uzinës “Dinamo”: Nuk lëvizim nga tregu
Dy ditë pas përplasjes së tregëtarëve të ish Uzinës “Dinamo” me policinë bashkiake ku kjo e fundit i kërkoi të mbyllin tregun, trëgëtarët kanë vijuar punën.Ata thonë se përveç asaj përplasje nuk kanë asnjë vendim dhe nuk i është bërë më asnjë thirrje për të lënë tregun. Ata nuk pranojnë se tregu duhet të mbyllet për shkak se nuk plotëson kushtet higjeno-sanitare dhe se e shohin si mjaft probleme se zhvendojsa nga ky treg në një tjetër hapësirë në periferi do të çonte në falimentimin e tyre për shkak të transportit që do të kushtonte më shumë.Por dhe konsumatorët nuk janë ndier të frikësuar në atë çka blejnë dhe konsumojnë në këtë treg.Në këtë treg, ka rreth 300 tregtarë të cilët kanë aktivitetin e tyre. Më heret Bashkia e Tiranës ka bërë të ditur një ndër projektet e saj që të gjithë tregjet që nuk plotësojnë standartet do të zhvendosen në një hapësirë në autostradë.