Shkodër,niset për në shkollë, përplaset për vdekje nga një kamion 7-vjeçari

Ishte nisur për në shkollë por nuk arriti, pasi një kamion e përplasi në mes të rrugës dhe i shkaktoi vdekjen.Aksidenti i rëndë u shënua në fshatin Bërdicë e Mesme në rrethin e Shkodres, rreth orës 08:30 minuta në aksin Shkodër- Velipojë. Viktimë e aksidentit mbeti 7 vjeçari K. Palushi.Mësohet se ai sapo kishte zbitur nga autobusi me të cilin vinte në shkollë çdo ditë nga fshati Trush dhe në atë kohë ka tentuar të kalojë rrugën në drejtim të shkollës. Por ndërsa kalonte në krahun tjetër është përplasur nga një kamion në lëvizje.Për pasojë 7-vjeçari ka marrë plagë të rëndë në pjesën e kokës dhe ka humbur jetën menjëherë pavarësisht se personat që kanë qënë aty pranë kanë tentuar ti japin ndihmën e parë.Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë treguar se drejtuesi i kamionit nuk e ka vënë re fëmijën që i doli menjëherë para mjetit në befasi. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivët e policisë rrugore dhe grupi hetimor të cilët kanë bërë edhe ndalimin e drejtuesit të kamionit Ruzhdi Qukthi i cili është dërguar në komisariatin e policisë për tu marrë në pyetje në lidhje me aksidentin.Sipas grupit hetimor shkak i aksidentit dyshohet të ketë qënë kalimi i rrugës në mënyrë të gabuar nga viktima.7-vjeçari ishte nxënës i klasës së parë në shkollën e Mesme të Bashkuar "Frederik Gjoni" në fshatin Bërdicë e Mesme.Kjo shkollë ndodhet në afërsi të aksit Shkodër- Velipojë dhe mungesa e sinjalistikës, apo edhe e mbikalimeve i ekspozonçcdo ditë nxënësit përballë aksidenteve pasi ky aks ka fluks lëvizjesh ndërsa fëmijët duhet të kalojnë rrugën për tu futur në shkollë pavarësisht qarkullimit të automjeteve.