Durrës, qëllohet me armë drejt një autobusi, plagoset rëndë shoferi
Një person i armatosur dhe me një skafandë në kokë sulmoi me breshëri automatiku një autobus në Durrës, duke lënë të plagosur dy persona.Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 07:00 në rrugën e re të Kënetës në Durrës, ndërsa shkaktoi panik dhe frikë mes njerëzve që udhëtonin në autobus dhe kalimtarëve të rastit.Objekt i sulmit ishte një autobus që transportonte punëtorët e një ndërmarrjeje rrobaqepsie, ndërsa shkaqet janë ende mister.Si pasojë kanë mbetur i plagosur rëndë shoferi i autobusit, Albert Gjeçi dhe mjekja Xheni Doka, e cila ka marrë plagë të lehta në krah.Dëshmitarët okularë të ngjarjes thanë se agresori mbante një skafandë në kokë në momentin e sulmit ndaj autobusit. Pasi ka shkrehur karrikatorin e armës së zjarrit ndaj autobusit, ai është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.Të plagosurit u dërguan menjëherë për në spitalin e Durrësit. Burime nga bluzat e bardha thanë se gjendja e drejtuesit të mjetit Albert Gjeçi, 47-vjeç lindur në Spitallë dhe banues në lagjen 4 në Durrës është e rëndë.Ai është shtruar në reanimacion ku i është nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ndërkohë, mjekja Xheni Doga ndodhet në gjendje më të mire, pasi ka marrë plagë të lehta në krah.Ndërkaq, në vendin e ngjarjes shkuan forcat e policisë dhe grupi hetimor nisi hetimet. Për ngjarjen ende nuk ka një motiv dhe një autor.