Rama-Ivanovit:Të zbatohen marrëveshjet. Harmonizim të bashkëjetesës etnike
Për kryeministrin shqiptar Edi Rama zbatimi i marrëveshjeve për harmonizimin e bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe maqedonasve është mjaft i rëndësishëm për bashkëpunimin mes dy vendeve.Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin maqedonas Georgi Ivanov, kryeministri Rama se qeveria shqiptare mbetet e shqetësuar për impelementimin e marrëveshjeve të dakordësuara më parë mes dy shteteve për harmonizimin e bashkëjetesës etnike."Ne mbetemi të shqetësuar për implementimin e marrëveshjeve dhe mekanizmave të dakordësuara lidhur me mbarëvajtjen e bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoni. Nga ana e tij Zoti president shprehu shqetësim që të ketë më shumë vëmendje dhe hapësirë për pakicën maqedonase në Shqipëri dhe unë e marr këtë mesazh jo thjeshtë si një detyrim i shtetit ndaj pakicave por edhe si shprehje e një pakti të thjeshtë pasi ne nuk mund ti kërkojmë të tjerëve atë që ne nuk mund ta plotësojmë vetë. Unë shpresoj që fqinj dhe si miq do të çojmë përpara një proces bashkëpunimi ku implementimi i marrëveshjeve për të harmonizuar bashkëjetesën do të jetë i patjetërsueshëm” u shpreh Rama.Kreu i qeverisë gjithashtu theksoi se për Shqipërinë, integriteti i Maqedonisë është shumë i rëndësishëm. "Kjo jo vetëm se atje jeton një pjesë e rëndësishme e popullsisë shqiptare” tha Rama por Maqedonia është e rëndësishme për të mbajtur të gjithë ekulibrin e rajonit.Sipas tij, me arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi shënohet edhe një kohë e re për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë si dhe për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve."Sigurisht që ne kemi qënë dhe do të mbetemi shumë të interesuar për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve dhe dy fqinjëve. Padyshim që kjo është një kohë e re që ka nisur me marrëveshjen Serbi-Kosovë dhe padyshim do të jetë edhe një kohë e re edhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në mënyrë të të dyja shtetet të shohin përpara me vizion të ri dhe projekte të reja” shtoi Rama.Gjithashtu kryeministri shqiptar theksoi se me presidentin maqedonas shkëmbeu edhe pikëpamjet lidhur me rrugën e përbashkët të të dyja vendeve në Bashkimin Europian.Ndërsa Presidenti i Maqedonisë George Ivanov theksoi se mes tij dhe kryeministrit Rama u zhvillua një bisedë konstruktive ku kryesore ishte tema e integrimit.“Diskutuam çështje që na preukupojnë ne si rajon, sepse bëhet fjalë për çështje që janë rajonale, e gjithë kjo në favor të mirëqënies së popujve tonë, që kanë nevojë për komunikim, biznes, për t’u njohur me njëri-tjetrin. Rruga drejt BE është ajo çka ndryshon realitetin tonë, të gjithë e njohim të kaluarën e Ballkanit, por është hera e parë që kemi diçka që na bashkon për të ardhmen. Pra me këtë, duke qenë të përkushtuar me axhendën europiane për të gjithë do i bëjmë ballë dhe atyre që nuk e duan këtë” u shpreh Ivanov.