Rrebesh i fuqishëm shiu në Durrës, përmbyten shumë rrugë të qytetit bregdetar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shtator 2013, 18:30
Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe breshër ka përfshirë pasditen e sotme territorin e vendit.Sipas informacioneve të fundit, nga reshjet janë verifikuar përmbytje në qytetin bregdetar të Durrësit, ku situata më problematike është regjistruar në hyrje të qytetit bregdetar, në zonën e Plazhit dhe në Shkozet. Ndërkaq si pasojë e reshjeve të mëdha në “ Kodër Vilë" ka pasur dhe rrëshqitje dherash. Ndërkohë, nga moti i keq janë krijuar radhë të gjata automjetesh në rrugët e qytetit bregdetar, ndërsa mësohet se janë pezulluar edhe lundrimet në det për shkak të erërave dhe dallgëve të forta. Jo më pak problematike ka qenë situata edhe në kryeqytet,ku kanë mjaftuar vetëm disa minuta reshje të dendura për të shkaktuar anomali dhe kaos në qarkullimin e mjeteve në rrugët e Tiranës. Ndërkaq "CEZ Shpërndarje" ka njoftuar se disa zona në Tiranë kanë kufizim të energjisë elektrike, për shkak të një defekti si pasojë e motit të keq, përkatësisht në zonat Valias, Kodra e Priftit dhe zona e Institutit të Shëndetit Publik. CEZ Shperndarje njofton se po punohet për rregullimin e këtij defekti.