MPJ mirëpret raportin e OKB-së për Sirinë: Mbështesim çdo nismë të ndërkombëtarëve
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë mirëpret Raportin e Misionit të OKB-së për hetimin e përdorimit të armëve kimike në Siri, i cili zyrtarisht konfirmoi përdorimin e armëve kimike në një shkallë të gjerë në Siri, duke shkaktuar viktima të shumta në popullsinë civile.Në një deklaratë për mediat, Ministria e Punëve të Jashtme dënon me forcë përdorimin e armëve kimike në Siri, për të cilat regjimi i Damaskut duhet të mbajë përgjegjësi në përputhje me detyrimet ndërkombëtare.MPJ shpreh angazhimin e Republikës së Shqipërisë rishpreh në mbështetje të nismave të komunitetit ndërkombëtar, përfshi këtu plotësimin nga ana e Sirisë të kërkesave që vijnë nga marrëveshja ShBA-Rusi, apo të miratimit të një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të siguruar eliminimin e programeve të armëve kimike, nisma të cilat do të mundësojnë mospërsëritjen më të ngjarjeve të tilla.