Sherr mes adoleshentësh, plagoset i riu, policia ndalon autorët

Një grindje mes adoleshentësh për pak sa nuk i ka marrë jetën një të riu në kryeqytet. Ngjarja u regjistrua në orët e mbrëmjes, në hyrje të një pallati, pranë shkollës “Ismail Qemali”, ku një debat i çastit mes disa adoleshentëve ka degjeneruar në sherr me grushta e mjete të mprehta dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një adoleshent, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes , ndërkohë që forca të policisë së komisariatit nr. 1 kanë shoqëruar në komisariat dy autorët e sherrit.