Zaganjori pret Ministrin Naço: Reforma të mëtejshme për konsolidimin e gjyqësorit

Kryetari i Gjykatës së Lartë Prof. Dr. Xhezair Zaganjori ka pritur sot në takim Ministrin e Drejtësisë Z. Nasip Naço.Kryetari i Gjykatës së Lartë, pasi i uroi suksese në detyrë Ministrit të Drejtësisë, theksoi rëndësinë e forcimit të pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe sigurimin e mbështetjes së gjithanshme për të garantuar funksionimin efikas të gjykatave, në kuadër të garantimit dhe respektimit të të drejtave dhe lirive të individit.Në këtë kuadër, Kryetari i Gjykatës së Lartë u shpreh se krahas arritjeve të deritanishme, sistemi gjyqësor shqiptar ka nevojë për reforma të mëtejshme me qëllim konsolidimin e tij si dhe realizimin e detyrave që i ngarkon Kushtetuta, ligji dhe procesi i integrimit në Bshkimin Evropian.Duke i’u drejtuar Ministrit të Drejtësisë, Z. Zaganjori theksoi ndër të tjera, nevojën e ndryshimit të ligjit të miratuar së fundmi mbi ndryshimet në Kodin e Procedurës Civile, me qëllim që këto ndryshime, të jenë të efektive dhe menjëherë të zbatueshme edhe në gjykimin në Gjykatën e Lartë.Ministri i Drejtësisë Z. Naço, u interesua në lidhje me numrin e çështjeve të regjistruara në Gjykatën e Lartë dhe ndër të tjera shprehu mendimin se është e nevojshme rritja e numrit të Vendimeve Unifikuese nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, duke nënvizuar rëndësinë e forcimit të sistemit të përzgjedhjes së çështjeve që kalojnë për gjykim në këtë gjykatën. Ai gjithashtu shprehu gaditshmërinë e tij për të mbështetur pushtetin gjyqësor dhe forcuar më tej bashkëpunimin ndërinstitucional.Në këtë kuadër, të dy bashkëbiseduesit u angazhuan të bashkëpunojnë me qëllim garantimin e mirëfunksionimit të sistemit të drejtësisë.