Tregëti buzë rrugëve nacionale, zgjidhja për fermerët e Korçës për shitjen e perimeve
Mungesa e tregut për të shitur prodhimet bujqësore është shndërruar prej vitesh në problemin më të madh për fermerët e rrethit të Korçës. Në këto kushte, shumë prej tyre detyrohen të shndërrohen në tregtare të rrugës.Ata ngrenë tezga të vogla në rrugën nacionale Korçë-Pogradec dhe tentojnë tu tërheqin vëmendjen kalimtarëve, duke nxjerrë mbi tavolina produktet më cilësore.Por shitja e prodhimeve në këtë formë është sa fitimprurëse, aq edhe e rrezikshme. Ata gjithmonë të kërcënuar nga rreziku i aksidenteve rrugore dhe rastet e tilla nuk kanë qenë të pakta.Kështu, në ilegalitet dhe në mes të rrugës, këta fermerë shesin prodhimet e tyre duke tentuar të sigurojnë të ardhura për familjet e tyre. Megjithatë, sië e pranojnë edhe ata vetë kjo nuk është zgjidhja për prodhimet e shumta të fermerëve të Korçës që shpesh herë përfundojnë të kalbura.