Fier, protestë kundër kompanisë naftënxjerrëse: Na dëmton banesat dhe shëndetin

Të lyer me naftë bruto për të treguar resurset dhe abuzimet, dhjetra banorë të zonës së Marinzës dhe Zharrëzës protestuan në Fier para zyrave të Bankers Petrolium.Ata bëjnë përgjegjëse kompaninë naftënxjerrëse për shkatërrimin e banesave me anë të shpërthimeve që kryen në zonë, sikurse edhe për mungesën e investimeve.Por mbi të gjitha banorët e këtyre zonave i faturojnë kompanisë problemet e shumta shëndetësore që shkakton mënyra e nxjerrjes së naftës.Përplasjet mes kompanisë Bankers Petroleum dhe komunitetit të zonave naftëmbajtëse kanë nisur prej më shumë se 2 vitesh. Banorët e këtyre zonave akuzojnë kompaninë se shpërthimet që kryen për kërkimet e naftës u kanë dëmtuar banesat.Banorët e mbyllën protestën me premtimin se do të kthehen dhe kërcënimin për përshkallëzim.