Venizelos prezanton prioritetet e Presidencës greke të BE-së

Ministri i jashtëm grek, Evangelos Venizelos ka prezantuar në mbledhjen e kabinetit qeveritar, prioritetet e presidencës greke të BE, në gjysmën e parë të 2014-s.Venizelos theksoi se Greqia do ta marrë presidencën e BE në një periudhë kritike të tranzicionit për Europën, pasi kriza ekonomike ka imponuar vendosjen e masave të rrepta fiskale për të ruajtur stabilitetin financiar dhe stabilitetin ekonomik.“Intensiteti i krizës dhe recesioni që pasoi bashkë me papunësinë, kanë tronditur besimin e një pjese të konsiderueshme të qytetarëve të BE-së mbi aftësinë e unionit financiar europian për të aplikuar perspektiva të besueshme dhe efektive për rikthimin në prosperitetin ekonomik dhe nivelet e larta të punësimit. Ballafaqimi me krizën financiare nëpërmjet zbatimit të politikave të rrepta të politikës buxhetore, ka influencuar fuqimisht kohezionin social, sidomos në vendet që u përballën direkt me krizën”,  theksoi Venizelos.Si rezultat, shtoi ai, sfida e madhe për prosperitetin dhe stabilitetin në BE konsiston në verifikimin e misionit të Europës në zemër të qytetarëve të saj.“Në këtë kuadër, Europa ftohet sot t’i përgjigjet sfidës së krizës ekonomike. Duke ruajtur monedhën e përbashkët përmes thellimit të unionit monetar, duke promovuar menjëherë politika për përballimin e recesionit dhe papunësisë, përmes ripërtëritjes së zhvillimit. Përveç kësaj, zhvillimi i zgjedhjeve të reja për Parlamentin Europian gjatë kohës që Greqia do të kryesojë BE-në, përbëjnë një faktor shtesë që përcakton kuadrin e kësaj presidence” , theksoi Venizelos.