Kosova me më shumë diplomatë në Bruksel e Washington

Më shumë diplomatë nga Kosova do të jenë në Washington dhe në Bruksel. Ndërsa në Egjipt, në Mal të Zi, si dhe në disa vende të tjera do të hapen misione diplomatike.Kjo pasi Ministria e Jashtme e Kosovës ka në plan të rishikojë rolin e misioneve diplomatike në botë.Zëdhënësi i MPJ-së, Artan Behrami, ka theksuar se në disa vende të botës do të ketë vetëm misione diplomatike dhe jo ambasada të Kosovës.Ish- ministri i jashtëm, Skënder Hyseni, e ka konsideruar të paarsyeshëm hezitimin e ministrit Hoxhaj nëse Kosova duhet të ketë ambasadë në Holandë.“Holanda është vend i rëndësishëm evropian dhe unë nuk e di cili është hezitimi rreth qëndrimit të ministrit Hoxhaj që të rishqyrtohet nëse Kosova duhet që të ketë ambasadë në Holandë apo jo”, ka thënë Hyseni.