Halbauer: S`do largojmë me dhunë barrikadën mbi Ibër
Komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman Volker Halbauer, ka deklaruar se KFOR-i është mision neutral ndaj statusit të Kosovës dhe si i tillë është i paanshëm, dhe nuk mban anën të asnjëra pale.Në një intervistë për gazetën serbe “Politika” Halbauer ka thënë se nuk do të urdhërojë largimin e dhunshëm të barrikadës në urën mbi lumin Ibër.“Paraardhësi im, në pozitën e komandantit të KFOR-it, ka pasur momente të vështira, duke shkuar në heqjen e barrikadave serbe. Unë mendoj se barrikada mbi urë në të vërtetë është simbol politik, ajo paraqet frikën dhe dëshirat e atij populli atje. Unë e kuptoj këtë dhe nuk do të urdhëroj heqjen e asaj barrikade”, ka thënë gjenerali gjerman.Halbauer edhe njëherë ka përjashtuar çfarëdo zgjidhje ushtarake për veriun e Kosovës, duke thënë se dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit tregon se zgjidhja politike është e mundshme.“Në dialog është ecur shumë përpara dhe kjo është e mirë, kjo jep shpresë për sukses përfundimtar në procesin paqësor në Kosovë”, tha gjenerali Halbauer.