Grabovci: Mund të bashkëqeverisim edhe me Vetëvendosjen!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Gusht 2013, 08:45
Nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci nuk e ka përjashtaur mundësinë e bashkëpunimit edhe me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit dhe në ato të përgjithshme të cilat pritet të mbahen vitin e ardhshëm, mirëpo me kushtin që kjo parti të korrigjohet.“Vetëvendosje ka nevojë të korrigjohet në mendime dhe veprime. Kjo lëvizje duhet të jetë sa më e arsyeshme në mënyrë që t’u shërbejë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.Grabovci ka shprehur optimizëm se PDK-ja do të vazhdojë të jetë partia e parë në Kosovë.“Që tani mund të them se PDK-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare”, ka deklaruar Grabovci.