Brammertz: Vendimet e Hagës tronditën Ballkanin
Gjykata Ndërkombëtare për Krime Luftë në ish-Jugoslavi pritet që të përfundojë punë pas pak vitesh, mirëpo vendimet kur të akuzuarit janë shpallur të pafajshëm, kanë nxitur disa, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor të vënë në pikëpyetje punën e saj.Prokurori, Serge Brammertz në një intervistë për për Radio Evropa e Lirë thekson se disa nga vendimin e Gjykatës së Hagës tronditën Ballkanin.“Fakt është se gjykata apo zyra jonë ka padi kundër 161 personave. Shumica e këtyre proceseve janë përfunduar dhe unë besoj se një numër i madh i vendimeve tashmë janë marrë. Tani, askush nuk mund ta mohojë se vendimet e fundit e kanë lëkundur, nëse mund të them kështu, gjykatën”, ka thënë Brammertz.“Si pjesë e këtyre proceseve, ne duhet të pranojmë vendimet që merren prej gjykatësve, por ne e kemi bërë shumë të qartë se ne nuk mendojmë që ato kanë qenë vendime të duhura dhe se nuk mendojmë se ato vendime e reflektojnë realitetin e dëshmive, por, siç e thashë, ne jemi pjesëmarrës në ato procese. Se cili do të jetë ndikimi afatgjatë i trashëgimisë së gjykatës, kjo mbetet të shihet, por zyra ime është kryesisht e përqendruar në një numër të proceseve të apeleve ku e njëjta pyetje e drejtimeve specifike që ka çuar deri te lirimi në rastin e Perisicit, diskutohet prapë” shtoi ai.Ai ka shtuar se Gjykata e Hagës ka përqëndruar energjinë e saj në përpjekjet për të ndryshuar jurisprudencën e ankesave ndërsa shtoi se aktualisht në gjykatë janë duke u shqyrtuar tre procese shumë të rëndësishme, ai i Karaxhiçit, procesi i Ratko Mlladiçit dhe ish-liderin e serbëve të Kroacisë në kohën e luftës, Goran Haxhç.I pyetur se çfarë mund të thotë rreth letrës së publikuar në media të gjykatësit, Frederik Harhoff, ku ai e akuzon Gjykatën për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, Brammertz tha se zyra e tij ka reaguar publikisht ndaj kësaj letre, në njërën anë duke thënë se ne nuk duan t’i hyjnë një debati në lidhje me ato dyshime specifike, por në të njëjtën kohë ka thënë se gjithashtu nuk është shumë të kënaqur me disa vendime, por natyrisht u përmbahet të gjitha metodave ligjore që ka në dispozicion për të sfiduar ato vendime.“Unë gjithashtu në një mënyrë kam bërë komente që, siç e dini, tërësisht ndaras nga letra e Harhoffit, ka pasur shumë kritika në media, ka pasur me dhjetëra e dhjetëra shkrime kritike në lidhje me ato vendime dhe s’e besoj që si Gjykatë ne nuk duhet të injorojmë ato kritika dhe duhet t’i lejojmë ato”, tha ai.