Kosovë, mosmarrëveshje me veriun për zgjedhjet e 3 Nëntorit

Nisën mosëmarrëveshjet e para për zgjedhjet lokale te 3 Nëntorit në Kosovë. Logoja e Republikës së Kosovës në fletët e votimit janë bërë shkak për këtë mosmarrëveshje, pasi anëtarë të Komisioneve Komunale Zgjedhore në veri të vendit refuzojnë të nënshkruajnë kontratat me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Ata kërkojnë që fletëvotimet që do të përdorën për zgjedhjet lokale në veri, të mos kenë asnjë shenjë të shtetit të Kosovës.Kjo çështje e paparashikuar nuk është hedhur në tryezën e bisedimeve të takimit të fundit në Bruskel midis kryeminsitrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç. Kryeminsitri i Kosovës deklaroi pas takimit me homologun e tij serb se ai ka rënë dakort të ndërmjetsojë për pjesëmarrjen e serbëve të veriut në zgjedhjet lokale dhe organizimin e saj.Rreth 15 anëtarë komunalë zgjedhorë serbë për një javë refuzojnë të nënshkruajnë kontratë me organin qëndror të zgjedhjeve, raportojnë mediat kosovare.Nga ana tjetër Betim Gjoshi, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, tha se deri më tani nuk ka pasur ndonjë problem me Komisionet Komunale Zgjedhore në veri.Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që anëtarët e KKZ-ve që po refuzojnë të nënshkruajnë kontratat duhet të zëvendësohen. VV ka kërcënuar se nëse fletëvotimet në veri do të shtypen pa simbole të Republikës së Kosovës, rasti do të dërgohet në Kushtetuese.Deri më tani mësohet se autoritet kosovare kanë refuzuar t'i përgjigjen pozitivisht kësaj kërkese së serbëve më arsyen se porosia për fletëvotimet bëhet gjithnjë me të njëjtin format.