Zbulohen autorët e dhunës ndaj të riut shqiptar në Shkup

Ndonëse policia maqedonase ka identifikuar sulmuesit e 18 vjeçarit shqiptar Jusuf Islamit në lagjen Aerodrom të Shkupit, sërish nga kjo komune nuk ka një reagim për këto incidente të shumta që po ndodhin në këtë zonë.Policia maqedonase njoftoi dje se 7 persona, të moshës nga 14 deri 18 vjeçare, me shkopinj bejsbolli dhe shufra hekuri kanë rrahur brutalisht të riun.Ministria e Punëve të Brendshme maqedonase  tha se dy nga të arrestuarit janë 14 vjeç, tre janë të moshës  15 vjeç, një 16 vjeç dhe sulmuesi i 7-të 18 vjec. Zëdhënësi i ministrisë tha se ndaj tyre është ngritur padi.  Ndërkohë 18-vjeçari shqiptar,  Islami ende zvarritet korridoreve të spitalit për të shëruar plagët e rënda që ka marrë gjatë sulmitVetëm në 6 muajt e fundit  në komunën e Aerodromit, në Shkup janë regjistruar 5 raste të rënda rrahjesh dhe keqtrajtimesh të fëmijëve shqiptarë.  Kjo zonë është shndërruar në bastion të maqedonasve, ku këmba e shqiptarëve nuk mund të shkelë.