“Omonia” reagon për kabinetin e ri

“Omonia” i kërkon PBDNJ-së që të rrishikojë pozicionin politik në koalicionin e majtë, pasi kryeminsitri i zgjedhur, Edi Rama, nuk përfshiu asnjë përfaqësues të minoritetit grek në kabinetin e ri qeveritar.Sipas organizatës “Omonia”, njoftimi i sotëm i Kryeministrit potencial, Edi Rama, për përbërjen e qeverisë së re që do të propozojë për miratim institucional në Shtatorin e ardhshëm, ngre një sërë  pyetjesh të arsyeshme dhe shton tensionet brenda minoritetit kombëtar grek. Mospërfshirja e një ministri nga anëtarët e MPSA-së në qeverinë e re, sidomos pasi kjo është një praktikë e një tranzicioni të qetë të proçeseve demokratike që prej vitit 1991 dhe një tjetër mënyrë e propozuar direkt nga Partia për të Drejtat e Njeriut – PBDNJ, është një shenjë e keqe.  Sipas tyre, PBDNJ duhet të riorientojë qëndrimin e saj politik."Rezervimet tona qëndrojnë dhe padyshim lidhen nëse forcat në qeverinë e re do të kenë vullnetin të punojnë për promovimin e mëtejshëm të të drejtave të minoritetit kombëtar grek. Madje shqipëria është e angazhuar të përfshijë deputet me prejardhje greke pasi  kjo vjen në përputhje me ligjet në fuqi të BE-së, në të cilën Shqipëria do të integrohet.  Zhvillimet e sotme ngrenë pyetje serioze dhe shtojnë mosbesimin në vend" thuhet më tej në deklartën ndërsa vijon se  "Për këto arsye OMONIA i bënë thirrje Partisë  për të Drejtat e Njeriut - PBDNJ të peshojnë qëndrimin e saj për zhvillimet e reja  politike. Nuk bëhet fjalë për  interesa mikropolitike por për çështje të parimeve që kanë të bëjnë me pjesën e ndjeshme të  minoritetit kombëtar grek".