Greqia heq pengesën e fundit për të marrë 2,5 miliardë euro
Greqia arriti të kapërcejë edhe pengesën e fundit për pagimin e këstit të ri të kredive emergjente në vlerë 2,5 miliardë euro. Parlamenti grek vendosi për ristrukturimin e administratës shtetërore.Para lëvrimit të këstit tjetër të krediteve të emergjencës, Greqia duhet të plotësonte disa kushte për paradhënësit ndërkombëtarë. Duket se këto kritere vendi i zhytur në krizë i ka plotësuar tashmë.Parlamenti në Athinë e vulosi në një seancë të përshpejtuar të enjten në mbrëmje, kuadrin ligjor për reduktimin e vendeve të punës në administratën shtetërore, si edhe ligjin e ri të tatimeve. Me këtë plotësohen të 22 kriteret prioritare të partnerëve europianë dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar, FMN. Greqia pret livrimin e 2,5 miliardë eurove.Konkretisht bëhet fjalë për kalimin e 4.500 nëpunësve të shtetit në të ashtuquajturën "rezervë mobiliteti", e cila parasheh zhvendosjen e vendit të punës në administratë apo edhe largimin nga puna brenda tetë muajve. Deri në fund të këtij viti sipas planifikimit duhet të futen në listën rezervë 25.000 nëpunës grekë.Ligjet për administratën dhe një rregullore e re për tatimet u miratuan me votat e koalicionit të konservatorëve dhe socialistëve.Kreu i Eurogrupit kishtë bërë të ditur të mërkurën se të 2,5 miliardë eurot do të livrohen vetëm në parlamenti grek vendos pro masave të kërkuara nga europianët. FMN-ja, Komisioni Europian, dhe Banka Qendrore Europiane i kanë ofruar Greqisë në krizë në korrik 6,8 miliardë euro deri në vjeshtë. Por për shkak të vonesave në plotësimin e kritereve u vendos që ndihma të copëzohej në këste.