Jacobson: Pasuria e paligjshme të konfiskohet

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson pret që shoqëria kosovare të fokusohet në luftën kundër korrupsionit. Në një intervistë për mediat kosovare, ajo ka thënë se tani është koha që rastet e korrupsionit jo vetëm të hetohen, por edhe të dërgohen në gjykata e t`u jepen masat e dënimit.Ambasadorja amerikane ka thënë se pret që të fillojë zbatimi i Ligjit të konfiskimit të pasurisë, pasi konfiskimi i pasurisë së paligjshme, sipas saj është njëjtë i rëndësishëm sa edhe dënimi i të përfshirëve në këto vepra.Ajo ka kërkuar që partitë politike të heqin dorë nga zyrtarët që janë nën hetime ose të akuzuar për korrupsion. Të njëjtit zyrtarë, sipas ambasadores, nuk duhet që të vazhdojnë të ushtrojnë pozitat e tyre