Beogradi ofensivë për zgjedhjet lokale në Kosovë

Qeveria e Serbisë ka nisur ofensivë me qëllim që t`i bindë qytetarët serbë të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të Kosovës.Beogradi po bën fushatë që jo vetëm serbët që jetojnë në Kosovë, por edhe ata që janë shpërngulur, apo edhe ata që vetëm vendlindjen e kanë në Kosovë, siç është rasti i vetë kryeministrit Dacic, ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar.Të gjitha këto përpjekje, koalicioni aktual qeverisës në Beograd planifikon t`i konvertojë në sukses dhe kontroll të fuqishëm në një pjesë të madhe të Kosovës.Sipas mediave kosovare, nëpërmjet një iniciative qytetare e cila do të garonte në zgjedhjet e 3 nëntorit si listë e përbashkët serbe, Beogradi kërkon që kandidatët e koalicionit aktual qeverisës t`i fitojnë të gjitha komunat me shumicë serbe, në veri dhe jug të lumit Ibër.Në këtë mënyrë qeveria aktuale e Serbisë do të kishte kontroll të plotë mbi asociacionin-bashkësinë e komunave serbe të Kosovës që do të themelohet pas zgjedhjeve të 3 nëntorit.