Daçiç riformaton kabinetin qeveritar

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, dhe partnerët e tij në koalicionin qeverisës paralajmëruan riformatimin e qeverisë, duke argumentuar  se me këtë mënyrë do ti japin një shtysë tjetër qeverisjes dhe kabinetit ekzekutiv për sfidat që ka vendi për integrimin europian.Kreu i Partisë Socialiste serbe, Ivica Daçiç, deklaroi të Premten se koalicioni qeverisës mund të ndryshohet nëse Rajonet e Bashkuara të Serbisë (URS) nuk ndryshojnë qëndrimin e tyre për riformimin e kabinetit dhe ndarjen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave në dy ministri si pjesë e këtij riformatimi.Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit kanë mbërritur dorëheqjet e para. Ministri i Kulturës, Ministria e sportit, i Bujqësisë dhe Ministri i Mbrojtjes njoftuan largimin e tyre nga postet. Poste këto që mbaheshin nga partia SNS.Nga ana tjetër dhe zëvëndës kryeministri, Aleksandar Vuçiç, i partisë SNS deklaroi për mediat në Beograd dorëheqjen nga posti i Ministrit të Mbrojtjes. Ai tha se tani e tutje do të mbajë vetëm postin e zv.kryeministrit.Vuçiç në deklaratën e tij theksoi se pret që të njëjtën gjë për riformatimin e qeverisë të ndjekin edhe partnerët qeverisës."Riformatimi i qeverisë është domosdoshmëri që lind nga nevoja për zhvillimin e vendit dhe një qasje tjetër, me agresive ndaj sfidave që ka Serbia drejt integrimit europian", tha Vuçiç.Serbia mori dritën jeshile për çeljen e bisedimeve për anëtarësimin e plotë në BE gjatë muajit Qershor. Fillimi i negociatave pritet të nisin në Janar të vitit 2014.