Mbledhje e përbashkët qeveritare Maqedoni-Bullgari
Në Kjustendill të Bullgarisë sot do të mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Maqedonisë dhe asaj bullgare. Kjo mbledhje me Bullgarinë vjen pas asaj të mbajtur disa muaj me parë në Beograd me Qeverinë Serbe.Në takimin e përbashkët ministror, që është një praktikë e aplikuar në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe procesit të integrimeve evropiane, do të diskutohet për përparimin e bashkëpunimit dypalësh, çështjet me interes të përbashkët për të dyja vendet, proceset eurointegruese, si dhe çështje të tjera të interesit të ndërsjelltë.Pala maqedonase do të përfaqësohet nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe një pjesë e kabinetit qeveritar, ndërsa pala bullgare gjithashtu do të jetë e përfaqësuar nga kryeministri Plamen Oresharski si dhe ministra të kabinetit të tij. Gjithashtu do të zhvillohet edhe një takim i ndarë midis kryeministrave Gruevski dhe Oresharski.Qeveria e Maqedonisë në kuadër të këtyre bashkëpunimeve ndërqeveritare ka paralajmëruar seancë të përbashkët edhe me Qeverinë e Shqipërisë, por në të ardhmen edhe me Kosovën.