VV përjashton bashkëpunimin me PDK-në

Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar mundësinë që të ketë ndonjë bashkëpunimin me PDK-në, duke mohuar kështu “ofertën” e shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, i cili ka deklaruar se nuk e përjashton mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje nëse kjo e fundit do të “korrigjonte veprimet e saj”.Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se ata e kanë bërë të qartë shumë herë deri tash që nuk mund të ketë bashkëqeverisje e as bashkëpunim me partinë që e ka sjellë Kosovën në këtë gjendje.“Nuk mund të ketë bashkëpunim me akterë të përditshëm në afera korruptive milionëshe”, ka thënë Ahmeti. “Deklaratat e shefit të grupit parlamentar të PDK-së, njëherazi protagonist i këtyre aferave, tregon se për të jeta e qytetarëve është një lojë dhe Kosova është një lodër. Këtë Qeveri duhet larguar urgjentisht nga pushteti”, ka thënë Ahmeti.Ndërkohë, Grabovci nuk e kishte përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit edhe me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit dhe në ato nacionalet të cilat pritet të mbahen vitin e ardhshëm, por e ka vënë kushtin e domosdoshëm që Vetëvendosje, sipas tij, duhet të jetë sa më e arsyeshme në mënyrë që t’u shërbejë qytetarëve të Kosovës.