Thaçi, presim përgjigje nga Serbia

Kosova ka arritur marrëveshje me Bashkimin Europian për energjinë dhe telekomunikacionin në dialogun me Serbinë, deklaroi  kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi .  Një ditë pas takimit të tij në Bruksel me homologun e tij serb, Ivica Daciç nën ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton, Thaçi tha, se  këto dy çështje për Kosovën janë mbyllur tashmë, ndërsa pritet përgjigje nga Serbia, e cila ka afat deri më 8 Gusht.Në mbledhjen e kabinetit qeveritar, Thaçi pohoi se marrëveshja e 19 Prillit  është duke u zbatuar në disa fusha si në atë të mbylljes së stacioneve policore të strukturave paralele në veri .Gjithashtu, kreu Ii qeverisë kosovare bëri me dije se në takimin e fundit është arritur progres sa i përket zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 3 Nëntor. Ai shrehu besim të plotë se zgjedhjet do të rezultojnë të suksesshme.Kryeminsitri i Kosovës tha se i kërkoi  baroneshës Ashton të marrë pjesë në monitorimin e zgjedhjeve të 3 Nëntorit ose të dërgojë një delagacion përkatës, në mënyrë që të ketë një prezencë vëzhguese të BE-së .