Bullgari, protestuesit përleshen me policinë
Protestuesit kanë bllokuar dyert e parlamentit të Bullgarisë mes tubimet masive të përditshme kundër korrupsionit qeveritar.Më shumë se 100 politikanë, gazetarë dhe stafi kanë qenë të bllokuar brenda ndërtesës për rreth pesë orë. Demonstruesit u përleshën me policinë kundër trazirave në Sofje në ditën e 40-të të protestave anti-qeveritare. Më parë Komisioneri për Drejtësi i BE-së tha se ajo mbështet protestuesit.Tensionet u rritën jashtë Parlamentit të martën, pasi ministrat diskutuan ndryshimet buxhetore. Turmat rrethuan ndërtesën duke bërtitur Mafia! dhe duke kërkar që qeveria të japë dorëheqjen.Disa protestues dhe të paktën një oficer policie thuhet se janë plagosur.Bullgaria, shteti më i varfër anëtar i BE ka qenë e përfshirë në trazira politike për më shumë se një muaj.Qeveria aktuale e mori detyrën pas zgjedhjeve të parakohshme në maj.Demonstratat shpërthyen pas emërimit të diskutushëm të manjatit të medias, Deljan Peevski, si kreu i agjencisë së sigurisë kombëtare. Kryeministri Plamen Oresharski, i cili kryeson një koalicion të udhëhequr nga socialistët, revokuar më vonë emërimin dhe kërkoi falje, por protestat vazhduan.