Thaçi: Serbët në Kosovë më shumë të drejta se shqiptarët në Maqedoni

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se 3 për qind e serbëve që jetojnë në Kosovë kanë më shumë të drejta se 35 për qind e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni.“Ne vazhdimisht theksojmë që shqiptarët të jenë pjesë e institucioneve dhe të jetës demokratike në maqedoni. Dua të theksoj se 3 për qind e serbëve që jetojnë në Kosovë kanë më shumë të drejta se 35 për qind e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni”, ka theksuar kryeministri Thaçi.Kjo deklaratë e kryeministrit nënvizon se shqiptarët në Maqedoni janë 35 për qind dhe jo sipas regjistrimit zyrtar 25,6 për qind. Sipas Thaçit, çdo i tretë qytetarë në Maqedoni është shqiptarë. “Në Maqedoni regjistrimi i fundit i popullsisë ishte pasukses dhe se opinioni nuk e di shifrën e saktë të popullsisë sipas përkatësisë etnike. Por dua të them se çdo i treti qytetarë është shqiptarë”, ka theksuar Thaçi.Ai ka theksuar edhe nevojën e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit.  "Në këtë drejtim vlerësojë se liderët shqiptarë dhe autoritetet shtetërore në Shkup duhet të bisedojnë dhe të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit”, theksoi kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.