Trajkoviç: Serbët e veriut të dalin në zgjedhje

Deputetja serbe në Parlamentin e Kosovës Rada Trajkoviç ka inkurajuar serbët e veriut të Kosovës që të dalin në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.Sipas saj dalja në këto zgjedhje do tu mundësojë serbëve kosovarë që të zgjedhin udhëheqësit më të mirë, të cilët  do të ndërtojnë institucionet e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe do tiu ofrojnë mundësinë  serbëve për të  qëndruar në këtë hapësirë. Trajkoviç në një intervistë për mediat serbe  ka theksuar se pas nënshkrimit të Marrëveshjes në Bruksel, bashkësia ndërkombëtare  kërkon realizimin e kësaj marrëveshjeje."Ndër të tjera me këtë Marrëveshje nënkuptohet edhe dalja e serbë në zgjedhjet lokale, që do të thotë legalizim dhe legjitimim të serbëve në Kosovë nëpërmjet bashkësisë së Komunave Serbe", ka thënë Trajkoviç.Ajo ka theksuar se Kuvendi në veri të Kosovës nuk do të ketë të ardhme , sepse Serbia nuk do të mund dhe nuk do të guxojë ta financojë atë, kështu që ai duhet të shkrihet.Trajkoviç në këtë intervistë ka kërkuar që lista e serbëve për këto zgjedhje të jetë e përbashkët."Këto zgjedhje, janë shumë të rëndësishme. Kur t'i vendosim institucionet e bashkësisë, atëherë nuk do të ketë problem që në zgjedhjet pasuese të dalin njerëzit me bindje të ndryshme politike" ka theksuar Rada Trajkovç duke shtuar se pret nga krerët e Serbisë që t'i përkushtohen këtij problemi.