Projekti i gazsjellësit TAP, Greqia dhe Turqia firmosin bashkëpunimin

Greqia dhe Turqia kanë ngritur një "Urë të re" mes tyre pas nënshkrimit të marrëveshjes për gazsjellësin TAP, jo vetëm ekonomike por edhe gjeopolitike, tha Ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos, gjatë vizitës së tij të Premten në Ankara .Ministri grek është takuar me homologun e tij turk, Ahmet Davutoglu ku të dy diplomatët në një klimë të ngrohtë shprehën kënaqësinë për "urën energjetike", që lidh dy vendet pas nënshkrimit të marrëveshjes.Ndërsa Davudoglu shrehu kënaqësinë e tij për zhvillimet pozitive med dy vendeve kohët e fundit në fushën e tregëtisë, të turizmit, të energjisë dhe të kulturës.Gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij grek, Davudoglu i pyetur për çështjen e Zonave Ekskluzive Ekonomike në detin Egje, tha se po vazhdojnë kontaktet ndërmjet dy ministrive të jashtme dhe se "Turqia dëshiron ta shndërrojë Egjeun në një det paqeje dhe prosperiteti".Ndërsa për raportet e fundit të Bashkimit Europian për Turqinë, Davutoglu tha se mbështetja e perspektivës europiane të Turqisë është "një përzgjedhje strategjike e Greqisë".Venizelos deklaroi se: "Të gjitha vendet i njohin të drejtat që burojnë nga e drejta ndërkombëtare, mbrojnë sovranitetin e tyre kombëtar dhe kanë detyrimin të negociojnë me mirëbesim brenda kuadrit të rendit ligjor ndërkombëtar".Ndërkaq Athinën do të vizitojë në Nëntorin e ardhshëm ose Dhjetor, Ministri i Jashtëm, Ahmet Davutoglu, njoftoi ministri i Jashtëm Evangelos Venizelos në Ankara.Gjithashtu në Konferencën  për shtyp u njoftua zhvillimi i Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit të Nivelit të Tretë në Athinë vitin e ardhshëm, gjatë kohës së Presidencës greke në Këshillin e BE-së në gjysmën e parë të vitit 2014.