Konsulli Ylli Ndroqi vizitë në Meksiko City, pritet nga zyrtarët e lartë

Konsulli i nderit të Meksikës, z.Ylli Ndroqi, ka vijuar ditën e sotme axhendën e tij të takimeve të nivelit të lartë në Meksikë.Z. Nroqi në orën 10:00 me orën e Meksikës që i korrespondon orës 17:00 me orën tonë, ka zhvilluar një takim me Drejtoren e Përgjithëshme të Meksikës për Evropën, Maria Aguirre.Gjatë takimit me Drejtoren e Përgjithëshme të Meksikës për Evropën, Maria Aguirre, u vu theksi tek promovimi ekonomik i Meksikës dhe Shqipërisë, tek shkëmbimet tregëtare mes vendeve për eksport dhe import të prodhimeve. Në rastin konkret, Aguirre ka falenderuar qeverinë shqiptare për heqjen e vizave me Meksikën, duke u shprehur se kjo do të lehtësojë në mënyrë të shpejtë edhe lëvizjen për biznesmenët shqiptarë, të cilët do të pajisen me një vizë 10-vjeçare për të vizituar dhe investuar në Meksikë.Aguire ka falenderuar zotin Ylli Ndroqi për përfaqësimin dinjitoz të Meksikës në Shqipëri dhe ka kërkuar nga Ambasada jonë në Washington edhe ofrimin e një Konsulli nderi në Meksikë, për të koordinuar më shumë punën mes dy vendeve.“Falenderoj qeverinë shqiptare për heqjen e vizave me Meksikën. Do të lehtësojmë në mënyrë të shpejtë lëvizjen për biznesmenët shqiptarë. Biznesmenët shqiptarë do ti pajisim me një vizë 10-vjeçare për të vizituar dhe investuar në Meksikë. Falenderoj zotin Ylli Ndroqi për përfaqësimin dinjitoz të Meksikës në Shqipëri. Ambasada juaj në Washington, duhet të na ofrojë një Konsull Nderi në Meksikë. Jemi të informuar për punën tuaj si Konsull në Shqipëri nga Ambasada jonë në Romë, dhe veçanërisht nga ambasadori ynë, Cabanas”, u shpreh Drejtorja e Përgjithëshme e Meksikës për Evropën, Maria Aguirre.Axhenda e takimeve të Konsullit Ylli Ndroqi në Meksikë për ditën e sotme do të vazhdojë më një takim me z.Tomas Lopes, Drejtor për Ekonominë për Evropën i Meksikës.Një ditë më parë Konsulli i nderit, Ylli Ndroqi, u prit në një takim të veçantë nga Ministri i Jashtëm i Meksikës, Antonio Meade.Në takimin e Konsullit të nderit, zotit Ylli Ndroqi me Ministrin e jashtëm të Meksikës, themel i bisedave ka qënë biznesi dhe turizmi.Në këtë takim, Ministri i Jashtëm, Antonio Meade ka falenderuar qeverinë shqiptare për heqjen e vizave me Meksikën si dhe Konsullin Ylli Ndroqi për mbështetjen dhe promovimin e Meksikës dhe mbështetjen që u jep qytetarëve meksikanë në Shqipëri.Zoti Ndroqi mori vlerësime nga Ministri i Jashtëm meksikan për konsolidimin e marrëdhënieve por sidomos thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve.Axhenda e takimeve të z. Ndroqi do të vazhdojë me një takim me Ministrin e Turizmit dhe më pas me Ministrin e Biznesit të Meksikës. Z. Ndroqi do të takohet gjithashtu dhe me pronarin e “TV Azteca”, televizionit më të madh të Meksikës.Konsulli i Nderit të Meksikës në Shqipëri z. Ylli Ndroqi do të zhvillojë një takim me biznesmenë meksikanë në kuadër të një tryeze biznesi.