Rekursi për “Gërdecin, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Prokurorisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2013, 17:59
Gjykata e lartë ka rrëzuar rekursin e Prokurorisë për çështjen e Gërdecit, pasi nuk plotësohen kushtet penale për të kaluar në gjykim.Vendimi i kësaj gjykate është marrë në datën 19 Korrik dhe në ditën në vijim pritet zbardhja e arsyetuar e vendimit.Pas këtij vendimi, organi i akuzës pritet ti drejtohet gjykatës kushtetuese si e vetmja shkallë që i ka mbetur për ankimim.Kërkesa për rekurs e Prokurorisë u bë pas vendimit të Gjykatës së Apelit, për uljen e dënimeve për tre të akuzuarit kryesorë të çështjes, Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Dritan Minxholli.