Rilindja ekonomike, Rama:Transparencë mbi gropën e buxhetit të shqiptarëve

Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, ka publikuar për herë të parë skemën që do apikojë Partia Socialiste për auditin e financave të shtetit.Nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, kryesocialisti thotë se nxjerrja në dritën e të vërtetës së gjendjes aktuale të financave shqiptare do të kryehet përmes ekspertizë së ndërkombëtarëve.Projekti që sipas Ramës do të transformojë rrënjësisht sistemin e Raportimit Financiar të Sektorit Publik në Shqipëri do të ngihet mbi 4 shtylla.Hapi i parë do jetë analiza dhe verfikimi i të ardhurave të qeverisë dhe entiteteve të kontrolluara prej saj. Në këtë fazë, do të verifikohen edhe të gjitha kontratat e mëdha për realizimin e punëve publike, për të të parë shpenzimet aktuale.Më tej, do jetë radha e miratimit në parlament, të një ligji të ri, i cili rregullon raportimin financiar të entiteteve publike duke përdorur standartet ndërkombëtare të kontabilitetit për sektorin publik SNKSP (IPSAS).  Sipas projektit të socialsitëve, ligji duhet të përcaktojë dhe detyrimin e auditimit të këtyre pasqyrave financiare, të paktën në nivelin më të lartë të konsolidimit - atë të Ministrisë.Si hap i tretë parashikohet  që duke nisur nga minsitritë dhe deri tek qeveria, të bëhet një pasqyrë e plotë e të ardhurave dhe shpenzimeve. Hapi final, do jetë auditimi i jashtëm i pavarur nga kompanitë Big 4, sipas Standarteve Ndërkombetare të Auditimit (ISA).Në shërbim të transparencës, të gjitha pasqyrat financiare të audituara do të  botohen, ndërsa ministritë do të marrin një raport shtesë për riskun që mund të përmballen.Ky projekt, sipas kryeministrit të ardhshëm, Edi Rama, do të sjellë një analizë të thellë, objektive dhe të pavarur të financave të shtetit, që do ta përgatisë Shqipërinë për të jetësuar standartet europiane të kontabilitetit të sektorit publik.Në rrugën e rilindjes ekonomike“Rruga e rilindjes ekonomike të Shqipërisë nis nga nxjerrja në dritën e të vërtetës së gjendjes aktuale të financave shqiptare.Na duhet të dimë me saktësi një orë e më parë, sa e madhe është gropa e krijuar në buxhetin e shqiptarëve në këto vite politikash rrënuese, ekonomike e fiskale. E për këtë na duhet një analizë e thellë, objektive dhe e pavarur.Angazhimi ynë është t’i drejtohemi një pale të tretë, me ekspertizë të padiskutueshme në rang ndërkombëtar. Ne po përgatitemi për ta bërë këtë me të nisur nga puna. Sot dua të ndaj me ju në mënyrë të përmbledhur, piketat e projektit që do të transformojë rrënjësisht sistemin e Raportimit Financiar të Sektorit Publik në Shqipëri.Dhe do ta përgatisë Shqipërinë për të jetësuar standartet europiane të kontabilitetit të sektorit public”, shkruan Rama në “Facebook”.