Sarandë, kapen 11 klandestinë pakistanezë, etiopianë dhe afrikanë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2013, 13:30
Policia e Sarandës ka bërë të mundur ndalimin 11 shtetasve të huaj të ardhur nga Pakistani, Etiopia dhe Afrika të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin.Sipas informacioneve më të fundit, klandestinët po transportoheshin me një furgon i cili drejtohej nga 45 vjeçari Kristian Shahaj nga Cakrani.Menjëherë policia ka bërë ndalimin e drejtuesit të furgoni i cili akuzohet për veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.Kjo nuk është hera e parë që në Shqipëri kapen klandestinë të huaj. Jo pak herë vendi ynë është shfytëzuar si vend tranzit për kalimin e shtetasve të huaj drejt vendeve Perëndimore.