Sarandë, gjendet i vdekur në banesë i moshuari, dyshohet për vrasje

Një i moshuar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Sarandë ndërsa dyshohet se ai mund të jetë vrarë.Viktima është 78-vjeçari Sulo Mejdani, banues në fshatin Tatzat të Delvinës i cili dyshohet se ka ndërruar jetë para 4 ditësh.Sipas policisë i moshuari është goditur me mjete të forta në kokë të cilat i kanë shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme.Trupi i pajetë i 78-vjeçarit Sulo Mejdani është dërguar në morgun e Sarandës ndërsa uniformat blu po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të vdekjes së të moshuarit.