Wilton: Procesi i zgjedhjet të mbyllet me stabilitet, rezultati të pranohet nga të gjitha palët
Procesi zgjedhor duhet të mbyllet me stabilitet dhe palët duhet të pranojnë rezultatin. Ky ka qenë apeli i bërë nga kryetari në detyrë i prezencës së OSBE-së në Shqipëri Robert Wilton pas takimit me Avokatin e Popullit Igli Totozani. Wilton ka kërkuar nga palët ta lexojnë me seriozitet raportin që do të publikohet së shpejti për zgjedhjet në Shqipëri."Jemi duke pritur raportin përfundimtar të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve, shpresoj që të merret seriozisht, të gjitha institucionet të respektojnë këto përfundime dhe ligjin. Shpresoj për një proces që të mbyllet me stabilitet, duke zbatuar ligjin dhe rezultati të pronohet nga të gjitha palët” u shpreh Ambasadori.I pyetur në lidhje me toponimet, ambasadori u shpreh se kjo është një çështje që duhet negociuar mes qeverive të të dyja vendeve."Çështja e toponimeve ka të bëjë me qeveritë e dy vendeve duhet adresuar mes tyre. Di që Avokati i Popullit ka dalë në mbrojtje të qytetarëve shqiptarë dhe këtë e vlerësojmë”, tha ai.Ambasadori Wilton është pyetur nga gazetarët edhe në lidhje me çështjen e pronave për të cilën theksoi se zgjidhja e këtij problemi është në dorë të vullnetit të institucioneve shqiptare."Çështja e pronave është fondamentale për demokracinë, për shtetin e së drejtës por edhe për thithjen e investimeve të huaja. Së bashku me BE ka pasur projekte të ndryshme, OSBE është e gatshme të vazhdojë me projekte por kërkohet një zgjidhje afatgjatë. Mbetet në dorë të vullnetit të insitucioneve shqiptare për ta zgjidhur këtë çështje” u shpreh amabsadori.Nga ana e tij, Avokati i Popullit Igli Totozani theksoi se institucioni që ai përfaqëson do të vijojë bashkëpunimin me misionin e OSBE-së në Tiranë në projekte të rëndësishme për vendin.