Mjeku i njohur austriak në Tiranë, 4 ditë vizita në Spitalin Amerikan
Prof. Dr. Klaus Boeheim, mjek i njohur austriak otorinolaringolog, vjen për herë të parë në Shqipëri duke sjellë eksperiencën më të mirë profesionale në këtë fushë.Dr. Klaus Boeheim, ka punuar në spitalet më të njohura në Austri në fushën e ORL-së dhe si pedagod në universitetet austriake. Një përvojë e mirë dr. Boeheim e krijon si drejtues i fakultetit të mjeksisë në Universitetin e Innsbruck si dhe në një institutë të njohur në Harvard.Prof. Dr. Klaus Boeheim, ka vizituar pacienënt e parë në shqipëri.“Bazuar edhe në eksperiencën time jashtë vendit, në spitalet më prestigjoze në Zvicër, Austri, etj, synojë të sjellë në Shqipëri një ekperiencë sa më profesionale në fushën e ORL-së. Të ndërtojë një spektër të gjerë të fushës së Otorinolaringologjisë drejt një niveli të lartë dhe sa më afër modelit perëndimor”, u shpreh Prof. Dr. Klaus Boeheim.Për të gjithë ata që kanë probleme me dëgjimin apo kanë nevojë për implatin koklear të veshit, apo duhet të bëjnë ndërhyrjet në hundë ku përveç kirurgjisë edhe trajtimi estetik brenda kësaj proçedure. Profesori Boeheim do të jetë në dispozicion të pacientëve nga dita e Mërkurë, datë 31 Korrik deri në ditën e Shtunë datë 3 Gusht, në Spitalin Amerikan 1 në Laprakë.Profesori austriak Boeheim, për herë të parë në Shqipëri në Spitalin Amerikan 1, duke njohur shërbimet mjekësore në këtë spital theksoi se ky spital ofron dhe plotëson të gjitha kushtet infrastrukturore, teknologjike dhe profesionale për të bashkëpunuar.