Shërbimi i traumës në vështirësi. Fluks i papërballueshëm, në 6 muaj mbi 400 raste

Më shumë se 90 % e rasteve të traumës ndodhin në vendet në zhvillim dhe përqindjen më të lartë të mortalitetit po nga trauma e zë Europa juglindore ku përfshihet dhe Shqipëria dhe Afrika. Nga spitali universitar të traumës në këtë 6 muaj raportohen 80 raste humbje jete, ku në pjesën më të madhe i aksidentuari apo i plagosuri ka ndërruar jetë gjatë transportit.Aksidentet zënë përqindjen më të lartë të vdekshmërisë, ku pas nuk ngelen as plagosjet me armë zjarri. Madje statistikat në dekadën e fundit janë përmbysur tërisht, vdekshmërinë më të lartë nuk e zënë më sëmundjet tumorale por traumat.Drejtoresha e shërbimit të traumës thotë se gjatë drejtimit të saj u përkushtuar për të bërë ndërhyrje në urgjencën e traumës por fluksi është tepër i lartë. Për këtë arsye znj. Shosha kërkon marrjen e masave dhe bashkëpunim më të plotë mes ministrisë së shëndetësisë, së mbrojtjes dhe policisë së shtetit.Edhe në këto ditë të nxehta korriku, puna në shërbimin e traumës vijon instensivisht. Rastet për fat të keq janë të panumërta. Ky spital ka përballuar me sukses ngjarjet më të mëdha ndër vitet, si ato të 97, si të plagousit e tragjedisë së Gërdecit apo edhe ngjarja dhe aksidenti i Himarës.