Hazizaj: Nëse Kolegji do shpallte rezultatin do përsëritej 2011-ta
Do të përsëritej precedenti i zgjedhjeve të 2011-ës nëse Kolegji do të shpallte rezultatin e zgjedhjeve parlamentare. Sipas konstitucionalistit Sokol Hazizaj kjo gjë mund të shmanget duke rikthyer në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve tre anëtarët, pasi jemi ende në kushtet kur Parlamenti nuk është shprehur për këtë çështje.Megjithatë për konstitucionalistin Hazizaj këto zgjedhje e përballën KQZ-në me një handikap në administrimin e zgjedhjeve siç ishte mungesa e kourumit. Sipas tij duhet bërë një reformë e plotë elektorale që të shmangen situata të tilla, ndërsa parashtron idenë se administrimi i zgjedhjeve mund të bëhej më mirë nga sistemi gjyqësor në vend.Rezultati zgjedhor i 23 qershorit ende nuk është shpallur zyrtarisht pasi vijon ankimimi i partive politike në këtë institucion pasi KQZ-ja ka mbyllur punën dhe është në pritje të mbylljes së ankimimeve.