CEZ raporton tek ERE

Enti Rregullator i Energjisë Elektrike kërkon që të rrisë monitorimin e veprimtarisë së kompanisë CEZ Shpërndarje duke marrë shkas nga ngërçi i krijuar prej kompanisë çeke të cilës iu hoq liçensa në Janar.Kjo kërkesë u bë publike gjatë raportimit të administratorit të CEZ, Sahit Dollapi, për 4 muajt e fundit. Kreu i Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, Sokol Ramadani, kërkoi që avokati i shtetit të ndjekë të gjitha proçedurat e CEZ për prokurimet publike në mënyrë që gjithëçka të jetë sa më transparente.Komisioneri Abaz Aliko, ndër të tjera deklaroi se duhet që të bëhen raportime më të shpeshta pranë ERE por në të njëjtën kohë vlerësoi edhe ecurinë e CEZ Shpërndarje pas kalimit nën administrim shtetëror.Por Adriatik Bego, një tjetër komisioner pranë bordit të ERE, shkoi më tej duke kërkuar lirimin nga detyra të administratorit, Sahit Dollapi.Në përgjigje të tij, kreu i ERE, Sokol Ramadani, deklaroi se përmirësimi i veprimtarisë së CEZ është i dukshëm.Administratori i CEZ nga ana tjetër premtoi se do të vijojë punën për të përmirësuar sa më shumë sektorin e shpërndarjes së energjisë elektrike në vend.