Konsulli i nderit Ylli Ndroqi, vizitë në Meksikë, takim me Ministrin e Jashtëm, Antonio Meade

Shqipëria dhe Meksika vetëm pak kohë pas rivendosjes së marrëdhënieve, ndihen gjithnjë e më afër.Pas suksesit të shumë takimeve dhe veprimtarive të ndryshme bashkëpunuese midis Shqipërisë dhe Meksikës, për të thelluar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve, ditën e sotme Ministri i Jashtëm i Meksikës, Antonio Meade, ka pritur në një takim Konsullin e nderit, Ylli Ndroqi.Në takimin e Konsullit të nderit, zotit Ylli Ndroqi me Ministrin e jashtëm të Meksikës, themel i bisedave ka qënë biznesi dhe turizmi.Biseda u fokusua në disa çështje të rëndësishme që synojnë të afrojnë më shumë Meksikën dhe Shqipërinë jo vetëm në frymën e biznesit por edhe në frymën e kulturës e turizmit. Zoti Ndroqi mori vlerësime nga Ministri i Jashtëm i Meksikës për konsolidimin e marrëdhënieve por sidomos thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve.Në këtë takim, Ministri i Jashtëm, Antonio Meade ka falenderuar qeverinë shqiptare për heqjen e vizave me Meksikën si dhe Konsullin Ylli Ndroqi për mbështetjen dhe promovimin e Meksikës dhe mbështetjen që u jep qytetarëve meksikanë në Shqipëri.“Falenderoj qeverinë shqiptare për heqjen e vizave me Meksikën si dhe z. Ndroqi për mbështetjen dhe promovimin e Meksikës në Shqipëri. Falenderoj z. Ndroqi gjithashtu për mbështetjen që iu jep qytetarëve meksikanë në Shqipëri. Shqipëria zë vendin e 164 në botë për marrëdhëniet tona me biznesin. Uroj që shumë shpejt Meksika dhe Shqipëria të afrohen më shumë”, u shpreh Ministri i jashtëm i Meksikës, Antonio Meade.Zoti Ndroqi mori vlerësime nga Ministri i Jashtëm meksikan për konsolidimin e marrëdhënieve por sidomos thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve.Pikërisht në këtë frymë, zoti Ndroqi ka ftuar biznesin meksikan të investojë në Shqipëri dhe i ka kërkuar ministrit, Antonio Meade, që të shikohet mundësia e lehtësimit të liberalizimit të vizave me Meksikën për qytetarët shqiptarë, si një mundësi e mirë për të shijuar më shumë Meksikën por edhe për të ndërtuar marrëdhënie me biznesin meksikan.Z. Ndroqi i ka dhuruar Ministrit të Jashtëm Meade, albumin e Shqipërisë turistike dhe hartën "Albania" të gdhendur në Bronx.“Ftoj biznesin meksikan të investojë në Shqipëri. Mirëpresim qytetarët meksikanë të vizitojnë Shqipërinë. Shqipëria dhe Meksika do të afrohen edhe më shumë me njëra-tjetrën”, u shpreh Konsulli Ylli Ndroqi.Në takim u diskutuan edhe shumë çështje të tjera të marrëdhënieve mes dy vendeve tashmë në një frymë të jashtëzakonëshme miqësore. Ky takim tashmë i hap rrugë mundësive të reja të bashkëpunimit dhe forcon marrëdhëniet e nisura vetëm pak muaj më parë por që mesa duket do të kenë një rrugë të gjatë e të frytëshme që do të ndikojnë tek biznesi dhe sidomos tek dashamirësit e turizmit në të dy vendet.Takimi i Ministrit të Jashtëm të Meksikës Meade me Konsullin e Nderit të Meksikës z. Ylli  Ndroqi zgjati rreth 30 minuta.Axhenda e takimeve të z. Ndroqi do të vazhdojë me një takim me Ministrin e Turizmit dhe më pas me Ministrin e Biznesit të Meksikës. Z. Ndroqi do të takohet gjithashtu dhe me pronarin e "TV Azteca", televizionit më të madh të Meksikës.Konsulli i Nderit të Meksikës në Shqipëri z. Ylli Ndroqi nesër do të zhvillojë një takim me biznesmenë meksikanë në kuadër të një tryeze biznesi.